Telegrafi

Maqedoni, nga 1 deri më 10 qershor pritet të ketë reshje të shumta të shiut, autoritetet bëhen gati

Siç njoftojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga 1 deri 10 qershor do të ketë reshje intensive të shiut.

Sipas njoftimeve të Weather4all.mk, thonë nga DMSh, pritet që për pak kohë të ketë reshje të shumta të shiut dhe se kjo gjendje parashihet deri më 15 qershor.

Nga kjo drejtori njoftojnë se do t’i njoftojnë të gjithë repartet për mbrojtje dhe shpëtim dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për nevojën e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve koordinuese në kuadër të kompetencave.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ju bën apel autoriteteve të kontrollojnë pusetat dhe kanalizimet në pikat kritike në qytet si dhe kanalet kryesore./Telegrafi/