Site icon Telegrafi

Maqedoni, nevojiten reforma urgjente për sistem pensional të qëndrueshëm

Sistemi pensional duhet të pësojë reforma serioze në kombinim me rritjen graduale të kontributeve dhe rritjen graduale të kufirit të moshës që në mënyrë financiare të konsolidohet në pesë deri në 10 vitet e ardhshme, të përgjysmohet deifciti në Fondin e SPIM dhe të zvogëlohen transfertat prej buxhetit qendror. Në të kundërt paqëndrueshmëria e sistemit pensional vazhdimisht do të rritet, vlerësojnë nga Instituti për Hulumtime Ekonomike “Finance Think”, duke i bazuar qëndrimet në bazë të rezultateve prej skenarëve të simuluar.

Nga atje thonë se që të arrihet qëndrueshmëri në Fondin pensional nuk duhet pasur as rritje të pensioneve jashtë harmonizimit ligjor e as vendosje të masave populiste të cilat do të shkaktonin ngarkesa plotësuese në Fond, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas analizës së Finance Think, efektet e para të reformave do të ndjeheshin menjëherë, ndërsa pas pesë vjetësh kursimet do të lëviznin prej rreth 90 milionë euro në vit.

Reforma e kombinuar, e cila sipas Finance Think, do t’i jepte rezultatet më të volitshme me më pak aspekte negative, do të thotë rritje e shkallës së kontributeve për dy për qind pikë menjëherë – prej 18 në 20 për qind dhe një për qind plotësues pas dhjetë vjet, rritja e kufirit të pensionimit për një vit pas pesë vitesh dhe një vit plotësues pas dhjetë vitesh, duke e përfshirë edhe pensionin familjar me stazh me beneficion.

Që atje theksojnë se shpenzimi prej rritjes së kontributeve në mënyrë potenciale të ndahet midis punëdhënësit dhe punëtorit pasi, siç tha Pavle Gacov, kur kontributi paraprakisht është zvogëluar dallimin nuk e ka marrë punëtori, por punëdhënësi.

Efektet e skenarëve të simuluar kanë treguar se reformat e propozuara munden në mënyrë të konsiderueshme ta zvogëlojnë deficitin në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë (FSPIM) dhe pas pesë vitesh do të sillej prej 1,5 deri në 3,1 për qind të BPV-së, dhe prej 0,7 deri në 3,3 për qind të BPV-së deri në 20 vjet.

Exit mobile version