Telegrafi

Maqedoni: Nesër do të diskutohet për hapjen e kufijve dhe objekteve hotelierike

Nesër në Komisionin për Sëmundje Infektive njëra nga temat kryesore për diskutim do të jetë edhe çështja e hapjes së kufijve. Këtë e konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai javën e kaluar disa herë tha se është herët të mendohet për hapjen e kufijve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej vendeve fqinje, Shqipëria prej 1 qershorit do t’i hap kufijtë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Serbia tashmë i ka hapur.

Përveç hapjes së kufijve, nesër në Komision do të diskutohet edhe për hapjen e objekteve hotelierike, që fillimisht u mendua të bëhet këtë javë./Telegrafi/