Telegrafi

Maqedoni, nesër të amnistuarit e parë do të dalin nga burgu

Foto: Ilustrim

Pasi që hyri në fuqi Ligji për amnisti, nesër pritet lirimi i grupit të parë të burgosurve që do të përfitojnë nga ky ligj. Sipas informatave, burgjet janë në përgatitje të dosjeve të të dënuarve për në gjykatat të cilat kanë shqiptuar dënimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditën e hënë i tërë dokumentacioni duhet të dorëzohet në gjykatët. Nga Gjykata Penale thuhet se formohen më shumë këshilla penale të cilat do të vendosin pas kërkesës për amnisti. Nga gjykata deklarojnë se priten rreth 1.500 vendime.

Me Ligjin për amnisti lirim të plotë nga burgu do të fitojnë rreth 800 persona, ndërsa ulja e dënimit për 30 për qind do të përfshija mbi 3 mijë të dënuar.

Ligjin për amnisti nuk parasheh lirim të kryesve të vrasjeve, përdhunimit dhe veprave penale kundër shtetit./Telegrafi/