Telegrafi

Maqedoni, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet MSHIA dhe Britanisë së Madhe

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Charles Garrett, nënshkruan memorandum për bashkëpunim ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonsië dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Mançevski falënderoi ambasadorin Garrettt për ndihmën dhe ekspertizën që e siguron qeveria e Mbretërisë së Bashkuar si shumë të rëndësishme për procesin e reformave në administratën publike, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët më të mëdhenj strategjik të Maqedonisë.

Garrett theksoi se projekti i ri është në drejtim të përmirësimit të funksionimit të administratës publike dhe shtoi se Britania e Madhe do t’i ndajë përvojat e saj me qëllim të profesionalizimit të administratës shtetërore, e cila në mënyrë të paanshme, të hapur dhe me llogaridhënie do të punojë në të mirën e qytetarëve.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi fillon zbatimi i projektit “Modernizimi dhe transformimi i adminsitratës publike” me buxhet prej 248.830 funta. Projekti do të zbatohet deri në muajin mars të vitit 2018, me mundësi për vazhdim edhe në vitet e ardhshme./Telegrafi/