Enti Shtetëror për Statistika sot njoftoi se gjatë vitit të kaluar në vend janë ndërtuar në mënyrë joligjore gjithsej 1.037 objekte, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas llojit të objektit, në mënyrë joligjore janë ndërtuar 203 objekte për banim, 174 mbindërtime, 111 objekte afariste, 107 garazha, 168 gardhe, 8 shkallë, 26 tarraca, 10 tarraca verore, 87 tenda, 36 objekte të përkohshme dhe 107 objekte ndihmëse.
Numri më i madh i objekte joligjore, gjegjësisht 97,6% janë ndërtuar në prona private./Telegrafi/