Telegrafi

Maqedoni, në muajin tetor lind foshnja e parë për vitin 2023 në Zërnovci

Banorët e Komunës së Zërnovcit më në fund e kanë marrë lajmin për lindjen e foshnjës së parë në vitin 2023. Në Departamentin e Akusherisë në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan është lindur një foshnje mashkull, si fëmija i pestë i famijles së Tanjas dhe Goran Atanasovskit.

Kryetari i Komunës së Zërnovcit Borço Kotsev sot ka vizituar të porsalindurin dhe nënën në spital, u ka dhuruar lule dhe dhurata dhe ka paralajmëruar ndihmë dhe mbështetje të madhe për familjen.

Lindja është bërë nga e vetmja gjinekologe e disponueshme aktualisht në spitalin e Koçanit dhe foshnja ka lindur me peshë rreth 3.5 kilogramë dhe gjatësi 50 centimetra.

“Ka pasur një lindje spontane që e kemi kryer së bashku me motrat kujdestare, i porsalinduri ka bërë testin e mirë Apgar, është kontrolluar nga pediatri dhe po monitorohet gjendja e tij shëndetësore. Së shpejti nëna dhe foshnja do të lirohen në shtëpi”, theksoi Ilço Atanasovski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin e Përgjithshëm.

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Koçan uroi lindjen e banorit të ri të Zërnovcit dhe njoftoi se po punohet në përmirësimin dhe fuqizimin e personelit të repartit të gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Ndryshe, nga mesi i vitit të ardhshëm pritet të kthehen nga specializimi katër mjekë gjinekologë./Telegrafi/