Në korrik të këtij viti janë dhënë 284 leje për ndërtim, për 2,9 për qind më sumë në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Është parashikuar ndërtimi i 1.184 banesave, prej të cilave 599 në rajonin e Shkupit, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 4.735.790.000 denarë, për 1,4 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Do të ndërtohen 180 objekte të ndërtimit të lartë (63,4 për qind), 41 (14,1 për qind) të ndërtimit të ulët, ndërsa 64 (22,5 për qind) objekte do të rikonstruohen.
Investitorët më së shumti leje kanë marrë në rajonin e Shkupit – 84, ndërsa shikuar sipas komunave e radhitura e parë është Gazi Baba, pas së cilës vijojnë, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Kisella Voda, Qendra, Sopishte. Vijon rajoni i Pollogut, ku të parat janë Tetova dhe Gostivari, pastaj Jugperëndimi në të cilin lëvizje më të madhe ndërtimore do të ketë Makedonski Brod. Vetëm me tetë leje për ndërtim edhe në korrik të këtij viti Verilindja edhe më tutje është rajon me aktivitet më të vogël ndërtimor.
Banesat e parashikuara 1.184 sipas lejeve për ndërtim në korrik të këij viti janë me sipërfaqe të tërësishme prej 80.512 metra katror.
Nga 599 banesa të planifikuara në rajonin e Shkupit, 493 janë në komunën Aerodrom, 76 në Gazi Babë, 10 në Gjorçe Petrov…rajoni i Pellagonisë është radhitur në vend të dytë dhe atje janë parashikuar 194 banesa, prej të cilave 186 në Manastir, ndërsa pastaj vijojnë rajoni i Pollogut me 171, pastaj ai Lindor dhe Juglindor me 99 përkatësisht 98 banesa.