Enti Shtetëror për Statistika sot njoftoi se në muajin janar janë dhënë 307 leje për ndërtim, e cila shënon rritje për 62.4 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vlera e objekte është 4.055 miliardë denarë, me të cilën shënohet rritje për 68.1 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.
Numri më i madh, gjegjësisht 157 leje janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, për 91 objekte për rikonstruim dhe 59 objekte për ndërtim të ulët.
Në këtë periudhë është paraparë edhe ndërtimi i 810 banesave me sipërfaqe pre 60.233 metra katror./Telegrafi/