Site icon Telegrafi

Maqedoni, në MPB mbahet takim konsultues për reformat në sistemin për ndjekjen e komunikimeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në suaza të procesit të reformave të sistemit për ndjekjen e komunikimeve mbajti takim konsultues me përfaqësues të sektorit civil, në të cilin u prezantuan alternativat e mundshme të sistemit ekzistues.

MPB kumtoi se Spasovski ka shprehur bindje se organizatat civile do të japin kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e modeleve të ofruara dhe do të jenë faktorë aktiv në implementimin e tij.

Përfaqësuesit e organizatave civile shprehën gatishmëri që aktivisht të marrin pjesë në procesin edhe me propozime dhe vërejtje konkrete të ndikojnë në përmirësimin e implementimit të reformës.

Ministri Spasovski dhe përfaqësuesit të organizatave civile u dakorduan se vetëm përmes dialogut gjithëpërfshirës mund të arrihet koncensus për një reformë të këtillë thelbësore./Telegrafi/

Exit mobile version