Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një deklarim për TV21 u shpreh se në certifikatat e lindjes do të vendoset grafa për përkatësinë etnike.
Sipas ministri Lloga, ky vendim vjen si masë parandaluese për keqpërdorim gjatë punësimeve në administratën shtetërore.
“Nga java e ardhshme do të vendosim rregullore që përkatësia etnike të vendoset në certifikatat e lindjes, me qëllim që të mos ketë keqpërdorim gjatë punësimeve. Sot kisha takim edhe me drejtorin e librave amë dhe është çështje javësh kur do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia”, u shpreh Lloga.
Kujtojmë se përkatësia etnike shpesh herë ka qenë e keqpërdorur në punësimit e administratës shtetërore dhe shpesh herë, nacionalitet të ndryshme janë punësuar në vend të nacionalitetit tjetër duke keqpërdorur përkatësinë individuale./Telegrafi/