Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mori pjesë në dorëzimin e respiratorëve të rinj, të siguruar në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Shkup.
Në fazën e parë, janë dorëzuar shtatë respiratorë, të cilët do të shpërndahen në institucionet e shëndetit publik në të gjithë vendin ku trajtohen raste të tilla, ndërsa në periudhën e ardhshme është planifikuar të sigurohen edhe tre pajisje të tilla.
“Bëhet fjalë për gjeneratën e fundit të respiratorëve nga prodhuesi i njohur gjerman “Drager”, me një vlerë totale prej rreth 140 mijë euro. Ato përdoren si për terapi invazive ashtu edhe për jo-invazive dhe mund të përdoren për të mjekuar fëmijë dhe të rritur. Kjo është një forcim i kapaciteteve për t’u ballafaquar me virusin, duke pasur parasysh që një mbështetje e tillë të respiratorëve është e nevojshme për një grup serioz të personave të infektuar”, tha Ministri Filipçe.
Përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia di Giovanni theksoi nevojën për investime të vazhdueshme në sistemet shëndetësore në mënyrë që të jenë më rezistentë ndaj krizës./Telegrafi/