Telegrafi

Maqedoni: Në arsimin parashkollorë vazhdon përdorimi i ditarit elektronik dhe atij klasik

Në arsimin para shkollorë, të punësuarit vazhdojnë të kenë në përdorim dy ditarë atë elektronik dhe klasik, për dallim nga shkollat tek të cilat nga shtatori i kaluar në funksion është vetëm ai elektronik. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, tha se po përgatiten ndryshime në Ligjin për Kujdes ndaj fëmijëve.

“Orari i punës së edukatoreve dhe përkëdhelëseve është 40 orë në javë, nga të cilat 6 orë edukatoret dhe 7 orë përkëdhelëset punojnë me fëmijë në grupe, ndërsa pjesën tjetër të orarit prej një apo një orë e gjysme jua dedikojnë pikërisht plotësimit të ditarëve. Në përgatitje e sipër janë ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje ndaj Fëmijëve, në të cilat parashihet që në vend se të kenë dy ditarë dhe atë klasik edhe elektronik, të kenë vetëm një ditarë, me shumë gjasë pas bisedimeve me të punësuarit në çerdhe ai do të jetë ditari elektronik”, tha Jovanka Trenevska-ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Plotësimi i dy ditarëve në arsimin para shkollorë u merr një kohë të konsiderueshme edukatoreve dhe përkëdhelëseve, në një periudhë kur numri i fëmijëve që kanë nën përkujdesje është shumë më i lartë se ai i parashikuar me ligj, madje në disa çerdhe në zonat kryesore urbane, ky numër arrin deri në 40.