Site icon Telegrafi

Maqedoni, ndryshimet në Ligjin për pagën minimale sot para deputetëve

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për pagë minimale, të cilat janë në rend dite të vazhdimit të sotëm të seancës së 53-të në Kuvendin e Maqedonisë, shteti planifikon t’i stimulojë punëdhënësit të cilët kanë probleme financiare t’i paguajnë pagat e rritura të punësuarve të cilët janë rritur mbi pagën minimale dhe të arrijnë deri në 18.000 denarë pagë neto.

Sipas propozimit-ligjit, mbështetja financiare do të sigurohet në periudhën nga korriku deri në dhjetor të këtij viti dhe do të arrijë 30 për qind nga dallimi mes pagës bruto të të punësuarit në muajin vijues dhe pagës mesatare bruto të punëtorit e paguar në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Mbështetja maksimale financiare mund të arrijë 1.200 denarë.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, nëse aplikojnë të gjithë që i përmbushin kushtet për masën, do të përfshihen rreth 50.000 të punësuar dhe 15.000 punëdhënës.

Me ndryshimet paraprake të Ligjit për pagën minimale, paga minimale u rrit në 12.000 denarë në vlerë neto, me çka rreth 90.000 punëtorëve me orar të plotë pune u është rritur paga.

Gjithashtu, me ndryshimet e Ligjit është barazuar paga minimale në të gjitha veprimtaritë, përfshirë edhe sektorët e prodhimit të tekstilit, prodhimin e rrobave dhe prodhimin e lëkurës edhe prodhimeve të ngjashme të lëkurës, te të cilët në periudhën e fundit lartësia e pagës minimale ishte në nivel më të ulët. (9.590 denarë, kundrejt 10.080 në sektorët tjerë)./Telegrafi/

Exit mobile version