Site icon Telegrafi

Maqedoni: Ndryshimet klimatike ndikojnë negativisht në bletari (Video)

Ndryshimet klimatike si dhe temperaturat e ulëta gjatë stinës së pranverës dhe verës kanë bërë që bletaria të zbehet dukshëm. Bletarët shprehin shqetësimin për vdekjen masive të bletëve si pasojë e motit të ftohtë me këtë edhe uljen e sasisë së prodhimit të mjaltit. Nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore thonë se gjatë viteve të fundit prodhimi i mjaltit ka shënuar rënie për 3 herë respektivisht nga 1600 – 1700 ton mjaltë sa është prodhuar gjatë viteve 90, nga 2017-ta e këndej prodhimi i mjaltit shkon nga 340 -350 ton brenda vitit.

“Numri i madh i humbjeve të familjeve të bletëve në gjithë botën tanimë është bërë alarmante, ka kaluar ai pragu i lejuar biologjik i humbjes së bletëve që ndodh gjatë dimrit. Fondi i bletëve në nivel botëror po bie që tregon dhe rënie të sasive të mjaltit. 20:25 Bletarët kanë ardhur në një situatë që jo të presin prodhim të bletëve por në kohën kur duhet të mbledhin nektarin, ato duhet të intervenojnë duke i ushqyer bletët që të mbijetojnë dhe me këtë iu rëndohet prodhimtaria. Bletarët tani janë në një mision shpëtimi të bletëve nga zhdukja e tyre dhe jo të prodhojnë prodhime”, theksoi Hrisula Kiprijanovska, Prof. Fakulteti i Shkencave Bujqësore të Ushqimit të Bletarisë

Bletarinë e rëndon poashtu edhe prodhimi i rrejshëm i mjaltit i cili për bazë ka sheqerin. Nga Shoqata “ Matica” thonë se ky lloj i mjaltit gjendet shpesh në markete të mëdha. Ata rekomandojnë që qytetarët të blejnë mjaltë nga bletarë të cilët i njohin.

“Mjalti më kualitativ gjendet në sasi më të vogla. 1:35 Më se më miri është që të bëhet analizë kimike e mjaltit për t’u parë nëse është bio, ai që plason mjaltë në treg ndër të tjera, në deklaratë duhet patjetër të ketë edhe analizën e bërë kimike e cila te ne bëhet pranë Fakultetit të veterinarisë”, u shpreh Dushan Risteski, Shoqata “Matica”

Mjalti i mirë mund të dallohet për nga shija, dendësia si dhe ngjyra megjithatë ajo është shumë e vështirë për tu dalluar në mënyrë të prerë. Për momentin në Maqedoni ka rreth 7 mijë bletarë dhe 230 -240 mijë koshere bletësh./Alsat/

Exit mobile version