Telegrafi

Maqedoni, me ndihmën e BE-së filloi hedhja e karremave vaksinale kundër tërbimit

Me hedhje me aeroplan të vaksinave filloi fushata pranverore e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit, që do të realizohet me mbështetjen financire nga Bashkimi Evropian.

Në gjithë territorin e vendit, duke përjashtuar vendet e banuara, vendet me ujë dhe kulmet e larta maloredo të hidhen 500.000 karrema vaksinale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia ju bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në natyrë dhe nëse gjejnë karrem të mos e prekin. Karremat janë me ngjyrë të kaftë dhe ngjajnë si kockat e çokollatës. Janë bërë me miell të peshkut dhe kanë erën e peshkut për t’i tërhequr dhelprat. Në karrem është vendosur kapsulë plastike që përmban një vaksinë të lëngshme dhe virus të dobësuar të tërbimit.

“Si institucion përgjegjës ju bëjmë apel që karremi të mos preket, por, nëse rast qytetarët janë në kontakt me të, është e nevojshme të lani duart me një sasi të madhe sapuni dhe ujë, së paku pesë minuta dhe menjëherë të shkoni te mjekut”, thonë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Vaksina përmban virus të dobësuar të tërbimit dhe ka për qëllim vetëm për imunizimin e dhelprave. Vaksina nuk duhet të përdoret për imunizimin e kafshëve shtëpiake.

Era e karremit mundtë tërheqë kafshët shtëpiake dhe ata të konsumojnë karremin.

“Pronarëve të kafshëve shtëpiake ju bëjmë apel që gjatë hedhjes dhe dy javë pas hedhjes të karremave vaksinale, të mos lejohet lëvizja e lirshme në rajonin ku zbatohet vaksinimi”, thonë nga kjo agjenci.

Ata shtojnë se pronarët e kafshëve shtëpiake si qentë dhe macet kanë obligim ligjor t’i vaksinojnë kafshët kundër tërbimit, sëmundje e cila në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar në vitin 2012./Telegrafi/