Site icon Telegrafi

Maqedoni, ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliard euro

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë tha se sot qeveria përfundimisht ka miratuar përmbajtjen e Marrëveshjes për Korridoret 8 dhe 10D.

“Sot ka pasur një elaborim të gjerë në lidhje me raportin përfundimtar të tyre për elaborimet e tyre dhe nesër është nënshkrimi i kontratave.

Do të kërkoja nga gazetarët që të thërrisnin konsulentët për të prezantuar projektin, jo politikanët, por ekspertët. Bëhet fjalë për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë.

Kjo do të na kushtojë 1.3 miliardë euro, ose 2 milionë euro për kilometër, që është brenda mesatares së ndërtimit të autostradës”, sqaroi Grubi për “24 Analiza”.

Exit mobile version