Në këtë aksion janë arrestuar tetë persona nga Kumanova, të cilët janë kapur në aktin kur po përpiqeshin përmes rrugëve ilegale t’i dërgonin emigrantët nga Manastiri në Kumanovë.
Emigrantët të cilët ilegalisht kanë hyrë në Greqi dhe pastaj në Maqedoni, po transportoheshin drejtë territorit serb, më pas për të udhëtuar drejtë vendeve të Evropës Perëndimore.
Sipas të dhënave të policisë, kostoja e transportit për një person kushtonte prej 1.500 deri në 2.000 euro. Policia ka vërtetuar se për disa muaj ata kanë arritur të kalojnë 78 persona drejtë vendeve të BE-së. /INA/Telegrafi/