Telegrafi

Maqedoni, ndërpriten subvencionet e rrymës për kompanitë që prodhojnë produkte bazë të ushqimit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte të ushqimeve bazë.

Kovaçevski tha se edhe përkundër subvencionimit, kompanitë nuk kanë ulur çmimet dhe se si rrjedhojë e njëjta masë tashmë është shfuqizuar.

“Në seancën e sotme të Qeverisë e kemi shfuqizuar. Prodhuesit e produkteve bazë të ushqimit do të furnizohen me energji elektrike sipas Ligjit për Energjetikë dhe rregullat për furnizim me energji elektrike”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ndyshe, sot Qeveria gjithashtu ka sjellë vendim për ngrirjen e çmimit të bukës, i cili prej nesër do të jetë 33 denarë.