Site icon Telegrafi

Maqedoni, ndalohet mbajtja e maskave me simbole partiake gjatë votimit

Si materiale të fushatës parazgjedhore, partitë politike përveç stilolapsave, kapelave dhe bluzave japin edhe maska mbrojtëse me simbole partiake.

Duke marrë parasysh se mbajtja e maskave mbrojtëse është e detyrueshme për shkak të pandemisë së coronavirusit, partitë politike e panë si të arsyeshme të reklamohen përmes maskave. Megjithatë, në ditën e votimit këto maska nuk do të lejohen.

Lexo po ashtu Votimi në Maqedoni do të jetë me maskë dhe me dezinfektim të dyfishtë

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje bëri të ditur se është e ndaluar mbajtja e maskave që përmban simbole partiake.

“E njëjta paraqet propagandë politike dhe për këtë është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme që policët që sigurojnë vendvotimet, të mos lejojnë persona me maska të tilla me simbole të hynë të votojnë”, shprehen nga KSHZ./Telegrafi/

Exit mobile version