Autostradat kryesore dhe rrugët magjistrale të vendit deri në fund të vitit të ardhshëm do të rinovohen sa i përket dëmtimeve të korsive. Agjencia për rrugë shtetërore sot publikoi tender për zgjedhje të kompanive që do të kryejnë sanimet dhe rehabilitimin e rrugëve shtetërore nga kategoria A, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për rrugët e rangut më të lartë, në të cilin përfshihen autostradat dhe drejtimet rrugore magjistrale në vend. Për mirëmbajtjen e tyre të vazhdueshme gjatë 12 muajve të ardhshëm janë paraparë investime prej 360 milionë denarë.
Mbushja e gropave dhe sanimi i të çarave në këta rrugë janë një nga veprimet kryesore ndërtimore që do të duhet të realizohen sipas nevojës dhe sipas rekomandimeve të Agjencisë për rrugë shtetërore. Kompanitë e interesuara nga sektori i ndërtimtarisë kanë afat deri më 1 mars të vitit 2018 për të dorëzuar ofertat e tyre. Kriteri kryesor për dhënien e tenderit është çmimi më i ulët./Telegrafi/