Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pret të ketë zbutje të masave kufizuese aktuale, nëse qytetarët dhe hoteleritë i respektojnë të njëjtat.
Ai nuk saktësoi nëse do të ketë lehtësim ose heqje eventuale, ndërsa tha se Qeveria ju përmbahet rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse të gjithë i respektojmë masat, numrat do të ulen dhe do të ketë mundësi për zbutje të masave. Jam i bindur se do të ketë lehtësim gjatë periudhës së dimrit nëse kështu respektohen masat aktuale, edhe nga ana e qytetarëve edhe nga ana e objekteve hotelerike”.
“Nuk mund të them nëse do të ketë shfuqizime. Ne çdo herë i respektojmë rekomandimet e Komisionit Për Sëmundje Infektive”, tha Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, në ngjarjen për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit (27 shtatori)./Telegrafi/