Telegrafi

Maqedoni: MSH jep detaje për 364 rastet e sotme me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2140 testime për coronavirus, ndërsa 364 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-184, Kumanovë-13, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-12, Tetovë-19, Strugë-6, Veles-4, Manastir-10, Ohër-4, Kavadar-5, Gostivar-4, Gjevgjeli-5, Strumicë-21, Kriva Pallankë-5, Radovish-11, Koçan-17, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-4, Shën Nikollë-11, Kërçovë-3, Negotinë-1.

Kanë ndërruar jetë edhe tre persona: një nga Ohri (73 vjeçar), një nga Gostivari (62) dhe një nga Radovishi (72).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 106 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 19.777, prej të cilëve 15.855 janë shëruar, ndërsa 775 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3.147./Telegrafi/