Në prag të festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që të mos përdorin kapsolla dhe mjete piroteknike, si dhe armë zjarri gjatë kremtimit të festave, jo vetëm për shkak të sanksioneve të parashikuara ligjore, por edhe për shkak të rreziqeve që janë për sigurinë, shëndetin dhe jetën që i sjell përdorimi i tyre.
MPB e informoi opinionin se rishitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohet dhe do të dënohet ashpër.
Nga MPB theksojnë se në vijim janë para aktivitete parandaluese dhe aktivitete të tjera për informim të qytetarëve për pasojat që mund të dalin nga mënyra e tillë e kremtimit të festave.
Sipas kodit ligjor, ai që pa autorizim përpunon, mban, shet, furnizon ose kryen shkëmbim me armë zjarri, municion ose materie shpërthyese, do të dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet.