Site icon Telegrafi

Maqedoni, mjekët amë kundër apeleve me sms për vaksinim

Me metoda të ndryshme Ministria e Shëndetësisë po mundohet ta nxisë vaksinimin kundër Covid-19. Dy mënyrat e fundit janë porositë SMS që u dërgohen drejtpërdrejt pacientët nga sistemi “Termini im” dhe karvani i vaksinimit mobil.

Kryetarja e mjekëve amë Lilija Çollakova-Dervishova me kritika ndaj institucioneve shëndetësore për masën me porosi SMS. Thotë se kjo metodë ka krijuar shumë konflikte mes pacientëve dhe mjekëve, ngaqë ka shumë pacientë të cilët për shkak të disa sëmundjeve nuk guxojnë të vaksinohen.

 “Kjo ishte me të vërtetë lëvizje e keqe nga “Termini im” ku në kohën kur ne nuk punonim, ata nëpërmjet sistemit tonë kanë krijuar dhe dërguar porosi. Kjo nuk është në rregull, sepse kanë krijuara konflikte pacient-mjek. Nuk mundeni ju që në mënyrë masovike të dërgoni porosi SMS, sepse një numër i madh i qytetarëve ka kundër-indikacione dhe janë të sëmurë, e si të marrin. E dyta kjo punë u desh të lihet në duar të mjekëve amë, nuk guxon askush që në emrin tonë të krijojë udhëzime dhe të dërgojë porosi të tilla SMS”, tha Çollakova-Dervishova.

Për të nxitur vaksinimin, sot në një qendër tregtare të Shkupit u hap një pikë vaksinimi. Qytetarët vinin për pazar, por shmangnin vaksinimin. Pak të interesuar kishte për t’u imunizuar.

Përndryshe, në vend numri i të vaksinuarve me dy doza nuk ka mundur të shkoj mbi 40% nga numri i përgjithshëm i popullatës.

Exit mobile version