Site icon Telegrafi

Maqedoni: Miratohet Vendimi për prioritetet strategjike qeveritare për vitin 2021

Qeveria në seancën e sotme e miratoi Vendimin për përcaktimin e prioriteteve strategjike për vitin 2021.

Sigurim të rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standard më të lartës jetësor dhe cilësor të qytetarëve, përballje me pandeminë botërore të shkaktuat nga Kovid-19, udhëheqje me sukses të negociatave inkuadruese me BE-në, sundim të së drejtës, pavarësi të gjykatave, luftë të vazhdueshme dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë detyruese, arsim cilësor të disponueshëm për të gjithë në përputhje me kërkesën e tregut të punës, si dhe administratë publike moderne dhe të bazuar në digjitalizim që siguron shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjekteve afariste, janë një pjesë e prioriteteve e Qeverisë.

Në prioritetet strategjike përfshihen zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimin e një shteti civil me kohezion etnik dhe social bazuar në parimet e tolerancës dhe respektit reciprok, si dhe mbrojtja e mjedisit, zhvillim të gjelbër, ulje të ndotjes së ajrit dhe ndikim të ndryshimit klimatike.

Exit mobile version