Telegrafi

Maqedoni, Ministria e Arsimit korrigjon 22 libra për vitin e ri shkollor

22 libra të korrigjuara për vitin shkollor 2018/19 do të dorëzohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpër shkollat e Maqedonisë. Për herë të parë këtë vit shkollor gjitha librat do të jenë në shitje në të njëjtë kohë edhe atë me çmimin që Ministria i ka blerë.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi sot tha se këto janë një pjesë e aktiviteteve konkrete që MASH i ka ndërmarrë për të siguruar arsim më cilësor për gjeneratat e reja, prcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se gjithë nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë do të kenë komplete të reja të librave për çdo vit shkollor.

Ndërsa drejtoresha e shërbimit pedagogjik Vanja Veleva, tha se me ligjin e ri për librat shkollor në arsimin e mesëm dhe fillor, ëstë mundësuar intervenim në së paku 30 për qind të përmbajtjeve të teksteve shkollore./Telegrafi/