Nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit deri në fund të muajit do të vazhdojë koha e nxehtë, me temperatura mesatare deri 30 gradë, paralajmërojnë meteorologët.
Deri të martën në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me reshje shiu dhe stuhi, ndërsa nuk përjashtohet që këto procese të jenë më intenzive, veçanërisht nesër.
Nga e mërkura koha do të jetë me diell dhe rritje të vazhdueshme të nxehtësisë dhe temperaturave ditore, që pritet të arriijnë deri mbi 40 gradë celcius në pjesën jugore të Vardarit./Telegrafi/