Telegrafi

Maqedoni, meteorologët paralajmërojnë rënie të temperaturave

Reshje lokale të shiut dhe paraqitje të stuhive, paralajmërojnë meteorologët për nesër, veçanërisht në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.

Pjesa më e madhe e vendit do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, gjithashtu do të fryejë erë mesatare nga perëndimi dhe veri-perëndimi. Temperaturat do të lëvizin prej 21 deri 35 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së enjte, përsëri do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa më të forta do të jenë edhe stuhitë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë reshje të shiut dhe paraqitje të stuhive.

Temperaturat ditore për dy ditët e ardhshme do të shënojnë rënie të ndjeshme, ndërsa të enjten pritet të jetë më freskët./Telegrafi/