Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar në detaje listën e të drejtave të votuesve ku mes tjerash ju sugjerohet qytetarëve që të shfrytëzohet e drejta demokratike themelore për të zgjedhur kandidatin që është më i mirë për secilin.
Për të qartësuar hutinë në vendvotime, nga KSHZ apelojnë që mos përdoret telefoni celular apo ndonjë paisje tjetër teknologjikë për të fotografuar votën. Kjo gjë sipas Ligjit për zgjedhje është e ndaluar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Qytetarëve të Maqedonisë ju sugjerohet që nëse ju pengohet e drejta e votës ata t’i paraqesin para komisionit zgjedhor që ta paraqesin si rast dhe të njejtin KSHZ në afat prej katër orëve duhet ta vendos vendimin për këtë rast. /Telegrafi/