Telegrafi

Maqedoni: Mërgimtarët rimëkëmbin ekonomin

Sipas statistikave, në vit në vend hyjnë 1.4 miliardë dollarë, të cilat kryesisht përdoren për nevojat e përditshme, investime në ndërtimin dhe ahengje familjare. Sipas ekspertëve brengos fakti se vetëm 2.6 për qind e këtyre fondeve përdoren për veprimtari afariste.

Veland Ramadani, profesor universitar, thotë se rreth 70 për qind, e këtij kapitali shpenzohen për t’i mbuluar obligimet e përditshme, respektivisht në konsumin privat.

Sipas tij, kapitali i mërgatës në masë të madhe ndikon në ekonominë e Maqedonisë dhe si stabilizator kryesor i rezervave devizore të vendit. Të ardhurat e tyre janë tre herë më të larta se investimet e shumë kërkuara të jashtme.

“Këto para që vijnë nga jashtë përbëjnë dikur 20 për qind të bruto prodhimit vendor, mbulojnë mbi 60 për qind të deficitit tregtar. Po ashtu janë ndër stabilizatorët kryesor të rezervave devizore të Maqedonisë”, shprehet Ramadani.

Vitin e kaluat niveli i dërgimit të parave, sipas të dhënave të Bankës Popullore arrin prej 90 deri 100 milion euro. Statistikat tregojnë se Maqedonia, numëron diku 500 mijë emigrantë që punojnë jashtë vendit. /alsat-m/telegrafi/