Të dhënat deri tek të cilat ka arritur 24Vesti thonë se çmimi i Mercedesit qeveritar që ka kushtuar 600 mijë euro, tashmë ka rënë në 200 mijë.
Jozyrtarisht, kaq është vlerësuar kjo veturë nga ana e Byrosë për ekspertiza gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria nuk japin asnjë informatë zyrtare rreth këtij vlerësimi, por thonë se procesi i tjetërsimit të këtij automjeti ka filluar, dhe se janë duke u kryer vlerësimet.
MPB-ja kishte deklaruar se vetura do të shitet dhe me ato para do të blihen autoambulanca./Telegrafi/