Site icon Telegrafi

Maqedoni, mblidhen nënshkrime kundër referendumit

Organizata qytetare “Të rinjtë për Maqedoninë”, e cila organizoi protestat e fundit para Kuvendit të Maqedonisë kundër ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, kanë filluar aksion për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e siç thonë ata, “referendumit për atdheun”.

Siç thonë organizatorët, qëllimi i tyre është që të mbrojnë tre vijat e kuqe të palës maqedonase: emrin e shtetit, gjuhën dhe identitetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi sipas tyre, është aspekti juridik dhe mbrojtja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Organizatorët thonë se janë kundër arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit. Ata presin që referendumi i planifikuar për më 30 shtator të dështojë./Telegrafi/

Exit mobile version