Në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) sot do të mbahet mbledhje pune me përfaqësues të trupit rregullator për komunikimi elektronike nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.
“Fokus i veçantë do të vendoset në rezultatet e deritanishme të aktiviteteve për roamnig, si dhe hapat e ardshëm që do të ndërmerren për lirimin e roamingut për biseda ndërkombëtare”, thonë nga AKE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se qëllimi i tyre është të vazhdojnë bashkëpunimin, këmbimin e informacioneve dhe masat e mëtutjeshme, që qytetarët e këtyre shteteve të mund të shfrytëzojnë shërbimet me çmime më të lira./Telegrafi/