Telegrafi

Maqedoni: Mbi 50 përqind e qytetarëve internetin e përdorin për lajme, vetëm 9 përqind për të kërkuar punë

Në BE 63 përqind e njerëzve të moshës prej 16 deri 74 vjeç të cilët kanë shfrytëzuar internet në tre muajt e fundit kanë thënë se e shfrytëzojnë për të lexuar lajme. Më së shumti lajme në internet lexojnë qytetarët e Danimarkës – 82 përqind, ndërsa më së paku të Rumanisë – 40 për qind.

Në Maqedoninë e Veriut këtë e bëjnë 54 përqind e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë internet, tregojnë të dhënat e studimit të Eurostat mbi përdorimin e internetit dhe teknologjive të komunikimit në vitin 2019.

Në rajon më së shumti lajme në internet vitin e kaluar kanë lexuar qytetarët e Kroacisë – 72 përqind, më pas vijon Greqia me 66 përqind dhe Sllovenia me 62 përqind. Më së paku e kanë shfrytëzuar internetin për leximin e lajmeve qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës 44 përqind, Bullgarisë – 45 përqind dhe Serbisë – 54 përqind.

Për mësim online internetin në BE e kanë shfrytëzuar 23 përqind e njerëzve. Më së shumti në Suedi – 41 përqind, ndërsa më së paku në Greqi – 8 përqind, ndërsa tek ne 14 përqind.

Në rajon mësimin online në internet më së shumti e kanë shfrytëzuar në Serbi – 29 për qind, më pas vijon Sllovenia me 23 përqind, Kroacia me 16 përqind dhe Mali i Zi me 12 përqind. Më së paku e kanë shfrytëzuar qytetarët e BeH-së – 6 përqind dhe të Bullgarisë – 9 për qind.

Sipas studimit vetëm 17 për qind e njerëzve në BE thanë se e shfrytëzojnë internetin për të kërkuar punë.

Në Maqedoninë e Veriut internet gjatë tre muajve të fundit kanë shfrytëzuar 81 përqind e popullatës të moshës prej 16 deri 74 vjeç. Kjo është një rritje prej 50 përqind në vitit 2009 dhe 70 përqind në vitin 2015.