Mbi 3300 kandidatë janë paraqitur në konkursin e fundit për pranim si policë të rinjë në Maqedoni.
Sot u kryen kontrolle fizike të aftësive të kandidatëve, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha se nuk do të ketë nepotizëm në pranimin e policëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me ndërtim të vazhdueshëm të procesit edukativ të kandidatëve dhe përmirësimit të kushteve në Qendrën për trajnim, do të forcohet kapaciteti i Policisë në Maqedoni”, tha Spasovski.
Konkursi është hapur më 4 gusht të këtij viti dhe duhet të pranohen 500 persona./Telegrafi/