Site icon Telegrafi

Maqedoni: Mbi 31 për qind varfëria e skajshme

Sipas ESHS-së, 53.7 për qind e të varfërve jetojnë nëpër amvisëri me pesë apo më shumë anëtarë të familjes. Statistikat e këtij enti bëjnë të ditur se 42, 7 për qind e familjeve të varfëra janë të papunë.

Maqedonia është një nga vendet më të varfra të rajonit të Evropës Juglindore. Shkalla e papunësisë në këtë vend sipas të dhënave të fundit arrin mbi 35 për qind. Qeveria edhe pas masave ekonomike nuk ka arritur që të zbus varfërinë dhe papunësinë.

Rritja e trendit të papunësisë dhe varfërisë ka pasuar me shifra alarmante edhe pas përfshirjes së vendit nga kriza e fundit ekonomike me përmasa globale. /Ina/Telegrafi/

 

Exit mobile version