Telegrafi

Maqedoni: Mbi 270 mijë euro u mblodhën për Shqipërinë

Me kafe, ujë dhe ëmbëlsirë, Kryqi i Kuq dha llogari se cilat institucione, kompani, organizata, shkolla, komuna kanë dhënë para për tërmetin që ndodhi në Shqipëri nëntor vitin e kaluar. Shuma që u mblodh prej donacioneve është 16 milion e 600 mijë denarë dhe të premten do të transferohen në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq të Shqipërisë. Sekretari i Kryqit të Kuq Sait Saiti tha se kompania MEPSO dhe Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale nuk kanë arritur të lëshojnë para për shkaqe administrative.

“Domethënë kur t’i mbledhim këto 16 milion denarë dhe i shtohen 3 milion denarë atëherë arrihet deri tek shuma prej 19 milion denarëve, ose nëse e transferojmë në euro diku 310 mijë euro”, tha Sait Saiti, Sekretar i Kryqit të Kuq.

Nënkryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi e fameminderoj Qytetin e Shkupit për kontributin e dhënë për t’u ndihmuar banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Ju falënderojë të gjitha kompanive për këtë gjest human për donacion të këtyre mjeteve sidomos i falënderojë komunave si ajo e Qytetit të Shkupit, Komuna Qendër, Komuna e Manastirit, organizatave, shkollave që në këto momente të vështira të qytetarëve të Shqipërisë që dolën me iniciativa”, deklaroi Enver Maliqi, nënkryetar i Qytetit të Shkupit.

Kryqi i Kuq ka ndihmuar shtetin shqiptar edhe me gjësende të tjera si batanije, thasë gjumi, krevate, pako ushqimore e higjienike që kapin shumën e rreth 20 mijë eurove./TV21/