Site icon Telegrafi

Maqedoni, mbetet e pazgjidhur çështja e punëtorëve të falimentuar që mbetën pa punë

Problemin me punëtorët falimentues të cilët mbetën pa punë pas privatizimit të ndërmarrjeve, tentuan ta zgjidhin disa qeveri deri më tani. U sollën dis ligje dhe ndryshime ligjore, por me to në mënyrë parciale zgjidhej problemi sepse falimentuesit duhej të përmbushnin disa kushte të caktuara në mënyrë që të marrin kompensim në të holla nga shteti. Kështu, ata të cilët i përmbushën kushtet u dëmshpërblyen nga shteti, ndërsa ata të cilët nuk i përmbushën kushtet e parapara me ligjet e miratuara deri më tani, edhe më tej janë pa status të zgjidhur.

Pas vendimit tëp fundit ligjor të sjellur në shtator të vitit të kaluar, me të cilin pritet të përfshihen rreth 3.000 punëtorë falimentues dhe për të cilin ende vijon parashtrimi i kërkesave për kompensim në të holla, sërish aktualizohet çështja për ata të cilët mbetën jashtë ligjit.

Nga Ministria e Punsë dhe Politikës Sociale thonë se Qeveria ka për qëllim ta mbyllë këtë çështje, për ç’arsye po bëhen analiza për zgjidhje gjithpërfshirëse.

Sipas Shoqatës “UNIT” nga Kumanova, e cila gjatë kohë protestoi duke kërkuar zgjidhje të statusit të punëtorëve të faliemntuar, do të bëhet plotësim i ligjit me çka pritet të dëmshpërblehen një numër plotësues, me atë që do të kërkohet të përfshihen edhe persona të cilët në momentin e privatizimit kanë qenë në ndërmarrje.

Sipas projektimeve të UNIT, do të mbeten edhe 200 deri 300 falimentues të cilët nuk mund të prëfshihen për shkak të mospërmbushjes së kushtit për vite të moshës, por nga shoqata porosisin se nuk do të ndalen këtu dhe se do të këprkojnë zgjidhje edhe për atë grup të falimentuesve. Nga atje thonë se kanë për qëllim që gjatë këtij viti të parashtrojnë propozim ligj për pensionim të parakohshëm me qëllim që të përfshihen edhe ata 200 deri 300 falimentues.

Deri më tani 2.000 flaimentues i kanë përmbushur kushtet e ligjit të tanishëm

Nga hyrja në fuqi e ligjit të tanishëm deri më tani rreth 2.300 punëtorë falimentues i kanë përmbushur kushtet për marrjen e kompensimit në të holla nga shteti. Nga Agjencia për punësim thonë se nuk bëhet fjalë për numër përfundimtar sepse ende është në rrjedhë përpunimi i kërkesave të tjera të arritura, ndërkaq vijon edhe afati për parashtrim të kërkesave.

Mbetet të shihet nëse përfundimisht do të mbyllet kjo çështje dhe nëse do të gjendet zgjidhje gjithpërfshirëse me të cilën do të dëmshpërblehen punëtorët të cilët mbetën pa punë pas privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi dominuese shtetërore.

Prej vitit 2004 e këndej punëtorët falimentues disa herë organizuan protesta dhe greva urie duke kërkuar zgjidhje të problemit të tyre./Koha.mk/

Exit mobile version