Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancë e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për mundësinë e ndihmës teknike nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë për vlerësimin dhe vërtetimin e nevojave për rindërtimin e konvikteve studentore në Maqedoni.
Qeveri, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, e obligoi ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që menjëherë të qaset në përgatitjen e rang listës së konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë me prioritet për investim.
Sot qeveria e Maqedonisë mbajti mbledhjen e 117-të ku u miratuan edhe ndryshime tjera./Telegrafi/