Një takim rajonal në sferën e shëndetësisë, të një pjese të shteteve të Evropës Juglindore, do të mbahet sot në Maqedoni.
Ministrat e Shëndetësisë të Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Moldavisë, Kosovës e Shqipërisë, do të mblidhen sot në Maqedoni, në një takim ndërministror.
Ata do të shoqërohen edhe nga zv. ministrat dhe sekretarët shtetëror përkatës./Telegrafi/