Shkurtimi i materialit të paraparë për maturë shtetërorë për shkak të mësimit online, denoncimet për mjete shpërthyese dhe humbja e orëve mësimore ishte kërkesa e përfaqësuesve të Organizatës për Dialog dhe Afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve në takimin e sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Siç njoftojnë nga kjo organizatë, në takim është biseduar për problemet dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë katër viteve.
“Në takim u tha se materiali tashmë është i shkurtuar, por nuk kemi infromacione të plota sa dhe cili material është shkurtuar. Ajo që vërejtëm ne është se materiali i shkurtuar në gjuhën maqedonase është identik me materialin e maturës shtetërore të vitit të kaluar”, thonë nga kjo organizatë.
Ata shtuan se do ta ndjekin procesin dhe do të punojnë për angazhimin për arsim më të mirë dhe se do të njoftohet opinioni publik për hapat e ardhshme./Telegrafi/