Fillimet kyçe të të gjithë procedurave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duhet të fillojë nga Prokuroria Publike, theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para fillimit të dialogut për politikë “Zbatimi i Strategjisë së reformave në sektorin gjyqësorë 2017-2022”.
Deskoska informoi se debati i sotëm është rreth procesit të Strategjisë për reforma në gjyqësorë, e cila shtoi se, një pjesë e madhe e tyre kanë përfunduar me miratimin e kornizës ligjore që Ministria e Drejtësisë është kompetente ta përgatisë, ndërsa Kuvendi ta miratoi.
Koordinatorja e programit të Institutit për politika evropiane Ardita Abazi Imeri informon se debati i sotëm do të rishikojë se çka është bërë deri më tani në sektorin e gjyqësorit, dhe të përcaktojë se cilat janë sfidat në periudhën e ardhshme./Telegrafi/