Misioni i OSBE-së dhe UNCHR në Shkup, organizuan punëtori rajonale për implementimin e ligjit të ndryshuar për evidencë amë. Ky ligj është miratuar më 21 qershor 2023 ndërsa e njejta ndihmon të gjithë personat e paevidentuar në librin amë, të njejtën ta bëjnë me ndihmë të institucioneve shtetërore, me qëllim që të gjithë të realizojnë të drejtat e tyre.
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, njoftoi se me këtë ligj janë përmbushur detyrimet ndërkombëtare për regjistrim civil veçanërisht konventa për reduktimin e pashtetësisë. Konventa parasheh që çdo fëmijë i lindur, doemos duhet të regjistrohet në afat prej 45 ditëve.
“Me këtë ligj ne përmbushim edhe detyrimet e marra ndërkombëtarisht për regjistrimin civil dhe lëshimin e dokumenteve të rregulluara nga: -Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, – Deklarata e Zagrebit për Qasjen në Dokumentacionin Civil dhe Regjistrimin në Evropën Juglindore në 2011 dhe – Konventa për Reduktimin e Pashtetësisë, e miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e ratifikuar në vitin 2019. Gjithashtu, në pajtim me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, ky ligj garanton të drejtën e regjistrimit në regjistrin e lindjes së çdo fëmije të lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e lindjes së fëmijës, pavarësisht nga shtetësia dhe statusi personal i prindërve të tij.”- deklaroi Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, tha se si ministri janë angazhuar maksimalisht për të regjistruar të gjithë personat e paevidentuar në një libër të veçantë të të lindurve.
“Kjo gjendje e vërtetuar në terren na obligoi që të ndërtohet një zgjidhje e përkohshme me qëllim që kësaj grupe të margjinalizuar do u sigurohet një evidencë amë në librin amë të të lindurve, me qëllim për të marë çertifikatë nga libri i veçantë amë i të lindurve dhe dokument identifikimi përshkak realizimit të të drejtave të arsimit, mbrojtjes shëndetësore, mbrojtje sociale dhe të punësimit.”- pohoi Jovanka Trençevska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Misioni i OSBE-së në Shkup ka përshëndetur të gjitha këto arritje të Maqedonisë së Veriut, duke potencuar se Maqedonia bëhet lider në rajon dhe e dyta në botë që zgjidhë problemin me personat e paregjistruar. Siç njoftoi ministrja Trençevska, nga realizimi i anketave në terren është konstatuar një numër prej 700 personave të paevidentuar në librin amë. Rasti i fundit me person të paevidentuar ishte me të ndjerin Memet Kamber, familja e të cilit duheshte të pret mbi 20 ditë për të varrosur të njejtin./TV21/