Telegrafi

Maqedoni, Ligji i ri për Agjencinë e Inteligjencës dërgohet në Kuvend

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje e ka dërguar në Kuvend Ligjin e ri për Agjencisë e Inteligjencës.

Nga qeveria thonë se ligji parasheh agjenci moderne, profesionale dhe efikase, që është e aftë në çdo moment të ballafaqohet me sfida të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ligji në qeveri është miratuar me propozim të Ministrisë së Drejtësisë.

“Me sjelljen e ligjit të ri për Agjencinë e Inteligjencës, përfundimisht do të rrumbullakësohen reformat e nisura në sistemin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, si parakusht për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Telegrafi/