Site icon Telegrafi

Maqedoni, ligji për rezervat e derivateve të naftës kalon në leximin e parë

Kuvendi sot në seancën e saj të 81-të, vlerësoi se propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës është i pranueshëm dhe mund të paraqitet për lexim të mëtejshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski shpjegoi se me ndryshimet do të rregullohet mënyrën e shitjes së rezervave të detyrueshme të naftës në rast të një krize të naftës, si dhe në situata të jashtëzakonshme kur do të ketë nevojë për rinovimin e derivateve.

Ndryshimet, tha ai, janë gjithashtu në përputhje me dispozitat e ligjit të ri për energjikë dhe mundëson që Drejtoria për rezerva të detyrueshme të naftës të kryej rinovimin e produkteve të naftës në një procedurë që minimizon humbjet.

“Në ligjin ekzistues mbi rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës nuk është rregulluar shitja e renovimit të derivateve të naftës, gjegjësisht është rregulluar vetëm shitja e derivateve të detyrueshme rezervë në rast të ndërprerjes së efikasitetit energjetikë dhe atë në rrugë të ankandit publik në përputhje me rregulloret”, tha Tevdovski.

Nga OBRM-PDUKM i bëjnë thirrje qeverisë që të tërheq këtë zgjidhje ligjore, sepse me të, sipas deputetit Dragan Cuklev, në tregun e Maqedonisë do të mundësohet të futet derivate jo cilësore./Telegrafi/

Exit mobile version