Ligji për pagën minimale është dorëzuar në Kuvend. Ndërkaq për të do të diskutohet në seancën e nesërme në Kuvend.
“Ligji për pagën minimale e pranoi sot kryetari nga Qeveria, dhe gjithashtu e plotësoi rendin e ditës që nesër të jetë në seancë që tashmë është caktuar”, njoftojnë nga Kuvendi.
Ndryshe, sipas vendimit të fundit, me ligj parashihet që paga minimale të bëhet 18.000 denarë.
Sot Lidhja e Sindikatave në Maqedoni kërkoi që deputetët unanimisht të mbështesin ndryshimet ligjore për rritjen e pagës minimale.
“Duke pasur parasysh se të gjitha partitë politike dhe deputetët tashmë u deklaruan se do ta votojnë ligjin, pritjet tona janë se deputetët do ta miratojnë unanimisht ligjin me të cilin do të rritet rroga minimale që do të ndikojë edhe në rritjen e rrogave të tjera në shtet. LSM kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në pajtim me kompetencat e tij, të mundësojë përfaqësues të LSM-së (anëtarët e Këshillit ekonomik-social) të kenë mundësi ta ndjekin mbledhjen në Parlament”, theksuan nga LSM.