Patenta falas për IT Startup do të mundësojë programi ‘BizSpark’, që do ta promovojnë sot Seavus Inkubator dhe Microsoft Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
‘Programi ‘BizSpark’ ka për qëllim që tu ndihmojë teknologjikisht kompanive startup për t’i arritur qëllimet e tyre në periudhë më të shkurtër, dhe t’i lidhë me Seavus Inkubator dhe Startup Maqedoni të cilat do tu ndimojnë në rritjen e tyre, kurse me të do t’i nxisë edhe për sistem lokal inovativ’, kumtojnë nga Seavus Inkubator.
Programi i cili ka filluar në nivel global para disa viteve, nga ky vit është në dispozicion edhe për startup kompanitë e Maqedonisë, të cilat mund të marrin licenca falas nga Microsoft. /Telegrafi/