Më 9 janar do të ketë ankand publik të letrave shtetërore me vlerë të Maqedonisë, bën të ditur Seenews.
Në ankand do të dalin bono të thesarit njëvjeçare, gjashtëmujore, bono të thesarit me T-fletë trevjeçare, si edhe bono të thesarit dhjetëvjeçare, si edhe T bono të thesarit pesëmbëdhjetëvjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë do të shesë letrat shtetërore me vlerë në emër të Ministrisë së Financave, pëmres një tenderi ku çmimi dhe kuponi janë caktuar paraprakisht.
Vlera e përgjithshme e letrave me vlerë arrinë në 73,5 milionë euro./Telegrafi/