Telegrafi

Maqedoni, lëndohet një vajzë gjashtëvjeçare në aksident komunikacioni

Një vajzë gjashtëvjeçare ka marrë lëndime të rënda trupore pasi atë e ka goditur një automjet motorik “Renault” me targa të Shtipit, të drejtuar nga K.T. (32) nga Shtipi.

Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje në orën 8:45 në udhëkryqin e rrugës “Çerenja” dhe rrugën “Kosovska” në Shtip.

Vajza është transferuar në Qendrën mjekësore Shtip. Pas ndihmës së dhënë mjekësore është transferuar dhe mbajtur në Qendrën klinike Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shtip./Telegrafi/